Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se ngacmonte seksualisht 2 nxënëse, gjykata lë në burg drejtorin e shkollës në Pogradec, Adriatik Haxhillari


Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditë për drejtorin e shkollës 9-vjeçare në në fshatin Stropckë në Pogradec, Adriatik Haxhillari, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të çështjes në gjykim, ndërsa në seancë nuk u lejua as prania e familjarëve të të akuzuarit.

Sipas avokatit të tij, Haxhillari nuk i pranon akuzat por pretendon se është i pafajshëm.

59-vjeçari Adriatik Haxhillari i cili punonte si drejtor i shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë, akuzohet për veprën penale të “ngacmimit seksual” ndaj dy nxënëseve të tij 14-vjeçare. Dy të miturat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja në shkollë dhe po ashtu u ka dërguar mesazhe ngacmuese në orët e natës. Ato pretendojnë se ngacmimet seksuale kanë vazhduar prej më shumë se 1 muaji.

Por familjarët e Haxhillarit që prisnin sot jashtë gjykatë, i mohojnë akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se i është ngritur kurth për shkak të postit.