Një sherr mes disa vajzave të reja ka ndodhur në Tiranë. Mësohet se policia ka arrestuar njërën prej tyre, një 26-vjeçare me inicialet A.H., për shkak se asaj i është gjetur gjatë kontrollit fizik një dorezë metalike.
Ndërkohë dy vajzat e tjera të përfshira në sherr janë proceduar penalisht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetases A. H., 26 vjeçe si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetaset K. T., 18 vjeçe dhe M. M., 19 vjeçe, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëra tjetrën.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të shtetases A. H., iu gjet një dorezë metalike e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”- thuhet në njoftimin e Policisë.