Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Balluku: Naftëtarët e Ballshit do marrin 2 vite pagë nga buxheti i Shtetit


Ministrja e Energjisë dhe e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar se naftëtarët e Ballshit do marrin për dy vite rresht pagë nga buxheti i shtetit.

Këtë lajm Balluku e dha në mbledhjen e sotme të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

 “Është marrë një vendim në Këshill të Ministrave që të mbulohet nevoja e naftëtarëve, e 830 naftëtarëve që janë në kushtet e papunësisë për shkak të mos funksionimit të rafinerisë së Ballshit, që dua të theksoj se është një entitet privat i privatizuar prej vitesh, por që shtetit duke ndjerë të gjithë peshën sociale i ka kompesuar vitin e kaluar dhe do i kompesoje edhe në buxhetine 2022, me një shumë totale prej 300 mln lekësh, paga për secilin prej naftëtarëve do jetë 30 mijë lekë, pra pagë papunësie dhe numri i naftëtarëve është 830 naftëtarë.

Në dijeninë time, duke qenë si cështje që ndiqet nga, është një përgjegjësi sociale e rëndësishme, nëse nuk do ketë zhvillime të tjera ne do marrim përsipër për të gjithë ata naftëtarë që nuk do punësohen diku gjetkë, edhe vitin 2023.”– tha ministrja Balluku.

Kujtojmë se vitin e kaluar, pas 45 ditësh grevë urie, më 13 nëntor naftëtarët ranë dakord me kryeministrin Edi Rama që të merrnin një pagë prej 40 mijë lekësh për një vit si dhe pagimin e sigurimeve shoqërore për 12 muaj. 

Por në muajin Tetor, me afrimin e skadimit të afatit të marrëveshjes me qeverinë lidhur me pagat e tyre dhe punën në rafineri, naftëtarët e Ballshit rinisën të protestonin. Ata u shprehën se ndërsa 9 Nëntori po afronte, ata kishin mbetur sërish pa zgjidhje pasi nuk ishin informuar nga qeveria se çfarë do ndodhte pas skadimit të marrëveshjes.