Qeveria e Singaporit nuk do të mbulojë më kostot e kujdesit shëndetësor të pacientëve Covid-19 nëse ata zgjedhin të mbeten të pavaksinuar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, në një përpjekje të dukshme për të nxitur vaksinimet.
“Aktualisht, personat e pavaksinuar përbëjnë një shumicë të konsiderueshme të atyre që kërkojnë kujdes intensiv të spitalit dhe kontribuojnë në mënyrë të madhe në tendosjen e burimeve tona të kujdesit shëndetësor.” – tha ministria në një deklaratë të hënën, duke shtuar se i njëjti grup përbën ‘pjesën më të madhe të raste të rënda në reanimacion.
“Prandaj, nga data 8 dhjetor 2021, ne do të fillojmë të tarifojmë pacientët Covid-19 të cilët janë të pavaksinuar sipas dëshirës.” – vijoi deklarata.
Personave që nuk janë në gjendje të marrin vaksinat, duke përfshirë fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe të tjerë me justifikime të caktuara mjekësore, do t’u ofrohet ende kujdes falas.
Singapori ka regjistruar më shumë se 3,000 infeksione të reja ditore mesatarisht për tre javët e fundit, tha ministria.