Vendosni fjalën kyçe....

Muzeu hekurudhor në Britani do hulumtojë për të gjetur si trenat me avull lidhen me racizmin e skllavërinë


Muzeu Kombëtar i Hekurudhave është bashkuar me një konsorcium universitetesh për t’iu përgjigjur një pyetjeje historike: a ishin trenat me avull, të përdorur gjatë epokës koloniale të Britanisë, të lidhur me racizmin dhe skllavërinë?

Universitetet e Sheffield, Leeds dhe York, së bashku me Muzeun Kombëtar të Hekurudhave, Rrjetin Hekurudhor dhe tre muze të tjerë në Anglinë e Veriut do të shpenzojnë 9000 stërlina për të hulumtuar se si fuqia me avull ndihmoi zgjerimin dhe përfitimin perandorak gjatë Revolucionit Industrial.

Projekti kërkimor ‘do të zhvillojë një kuptim më të madh se si ardhja e fuqisë me avull dhe hekurudhave u ngulitën si në infrastrukturën koloniale ashtu edhe në atë metropolitane të tregtisë dhe transportit,’ lexohet në një njoftim për shtyp nga universitetet.

Drejtues i projektit, profesori i arkeologjisë në Universitetin e Jorkut, Jonathan Finch, tha se fuqia e avullit përdorej shumë në plantacionet koloniale, ndërsa varkat me avull transportonin produkte të prodhuara nga skllavëria në mbarë botën.

Trenat me avull, shtoi ai, ‘ishin tejet të rëndësishëm për zgjerimin e fuqisë koloniale në të gjithë Azinë dhe Afrikën, si dhe hapjen e brendshme të Amerikës së Veriut’, ndërsa fitimet e kolonializmit nxitën industrializimin e mëtejshëm në Britani.

Projekti është financuar prej një viti dhe do të mbajë të zënë profesorë si Finch dhe kolegët e tij, por se çfarë do të thotë për publikun e muzeut është e paqartë.

Sipas një raporti në Telegraph të shtunën, stafi i Grupit të Muzeut të Shkencës, pjesë e të cilit është Muzeu i Hekurudhave, tashmë janë shqetësuar për disa nga ekspozitat e tyre dhe lidhjet e tyre me skllavërinë dhe kolonializmin në klimën e panikut racor që pasoi më herët në protestat e Black Lives Matter.