Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu njofton vaksinimin e fëmijëve 16-18 vjeç, ata 12-15 vjeç duhen vaksinuar nëse kanë sëmundje kronike


Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se të gjithë fëmijët e moshave 16-18 vjeç duhet të vaksinohen kundër Covid-19.

Ndërkohë që fëmijët e moshave 12-15 vjeç duhet të vaksinohen nëse kanë sëmundje kronike të përcaktuara.

Vaksinimet mund të bëhen në çdo ambulancë ku të gjithë të miturit duhet të paraqiten me prindin apo kujdestarin e tyre që do miratojë vaksinimin.