Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi prezanton buxhetin për mbrojtjen: Pagat do rriten me 30%, buxheti shkon në 1.75% të PBB-së


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi së bashku me Kryeministrin Edi Rama në prani të punonjësve të ushtrisë kanë prezantuar buxhetin për vitin 2022 për mbrojtjen.

Peleshi njoftoi se buxheti për mbrojtjen këtë vit do shkojë 1.75% të PBB-së duke u afruar edhe me objektivin e rënë dakord si përmbushje e detyrimit si anëtar i NATO-së.

Në këtë buxhet është parashikuar edhe rritja e pagave për punonjësit ushtarakë me 30%.

“Buxheti i vitit 2022 është 1.3 më shumë se i vitit që lamë pas. E thënë në kuota buxheti i mbrojtjes është 32.6 mld lekë. Akoma më e madhe është rritja në zërin e investimeve, 102 % është rritja në zërin e investimeve. Siç u tha dhe siç e dimë ne kemi angazhime buxhetore në aleancën tonë në NATO. Në vitin 2024 të gjitha buxhetet të kapin shifrën e 2% të prodhimit të brendshëm bruto. Ne kemi depozituar në NATO një grafik mbi këtë ecuri. Siç e shikoni me 1.75% të GDP ne i përmbahemi angazhimit që të jemi një vend dinjitoz në NATO. E cilësoj historike e të prekshme një arritje të madhe këtë buxhet, që është rritja e pagave nga ushtari i parë te oficerët e gradave të larta. Duke pasur më shumë se 6 mijë përfitues. Është e freskët dita ku ne vlerësuam të gjithë pjesëmarrjen e efektivëve tanë, në emergjencën e jashtëzakonshme të zjarreve të gushtit. Aty kryeministri ka bërë të njohur rritjen e pagave të ushtarakëve. Ne kemi arritur në rritjen 30% të pagës, as unë nuk e prisja. Kështu që zoti kryeministër në emër të FA faleminderit”-deklaroi Peleshi.