Policia e Shkodrës ka sekuestruar 8 kg kanabis në afërsi të doganës së Hanit të Hotit, në tentativë për ta transportuar drejt Malit të Zi.
Destinacion i kanabisit mendohet të ishte një vend Evropian.
Në pranga janë vendosur dy shtetas nga ky operacion, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë e këtij grupi kriminal.