Policia e Kukësit në kuadër të operacionit policor “Alfa” ka sekuestruar mbi 8 kg kanabis dhe ka arrestuar një 30-vjeçar.
Policia arrestoi në flagrancë i shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë në Doganën e Morinës, në automjetin tip “Alfa Romeo”, me drejtues shtetasin S. B., në gomën rezervë u gjetën të fshehura 8 pako të mbështjella me celefon, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kanabis, me peshë totale 8 kilogramë e 691 gramë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, si dhe automjeti tip “Alfa Romeo”.