Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Në foltoren e Berishës ishte një person që ka bërë fushatë për deputetin e PS-së


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin “Opinion” se në foltoren e Berishës ditën e sotme ishte një person që ka bërë fushatë për deputetin e PS-së Orlando Rakipi në Vorë.

Unë sot në foltoren e Berishës kam parë një person që për zgjedhjet e 25 prillit ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit në Vorë. Pra votuesi i kryeministrit Edi Rama dhe mbështetësi i Orlando Rakipit ishte sot me Berishën dhe bënte thirrje për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ishte në rreshtin e parë”-deklaroi Bardhi.