Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka reaguar ndaj ish-të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Sebep është bërë një postim i Grenellit duke kaluar në pikën kufitare të Merdarët që siç shkruan ai u bë funksionale pas marrëveshjeve të nënshkruara në Uashington në praninë e Trump-it.
Por Cramon ka hedhur poshtë marrjen e meritave nga Grenell për pikën kufitare të Merdarës pasi siç shkruan ajo në Tëitter dogana është financuar nga BE-ja.
Madje ajo ka ironizuar me ndryshimin e emrit të Liqenit të Gazivodës duke shkruar që në vend të riemërtimin të japin para.
“Do të ishte mirë nëse do të ishte e vërtetë. Pika Kufitare Merdare u ndërtua nga 6 milionë euro të taksapaguesve të BE-së. Herën tjetër në vend që të riemërtoni liqenin e Gazivodës sillni edhe pak para”-shkruan Cramon.