Vendosni fjalën kyçe....

5 humbje jete në vend, 573 raste të reja me Covid-19


Pesë pacientë kanë humbur jetën 24 orët e fundit në spital lidhur me Covid-19 duke e çuar numrine përgjithëm të viktimave në 2983 që prej nisjes së pandemisë.

Personat që kanë humbur jetën janë dy qytetarë nga Tirana 58 dhe 73 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 65 dhe 70 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeç.

Në spital po mjekohen 165 pacientë nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Për sa u përket rasteve të reja nga 3498 testime janë gjetur 573 raste të reja.