Vendosni fjalën kyçe....

Sfida ndaj Anglisë, Shqipëria me ndryshime në formacion


Shqipëria luan në mbrëmje ndeshjen e parafundit në Grupin I kualifikues të Botërorit Katar 2022.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Reja ka ende mundësi teorike për të kapur vendin e dytë edhe pse mundësitë për këtë janë tejet të vogla.

Për sfidën e sotme në Angli, tekniku italian ka bërë disa ndryshime në formacion ndërsa ekipi do rreshtohet me skemën 3-5-2. Rivalja e drejtpërdrejtë e Shqipërisë për vendin e dytë, Polonia, ka një ndeshje të lehtë ndaj Andorrës, të cilën pritet ta fitojë pa shumë probleme.

Formacionet e mundshme

Anglia: Pickford – Walker, Maguire, Stones – James, Henderson, Phillips, Chilwell – Foden, Kane, Sterling

Shqipëria: Strakosha – Veseli, Kumbulla, Ismajli – Trashi, Bajrami, Gjasula, Bare, Hysaj – Cikalleshi, Uzuni