Vendosni fjalën kyçe....

Nuk morën masa për ndalimin e punimeve të qytetarit në kodrat e Zharrzës, procedohen penalisht 4 punonjës të IVMT-së në Patos


Katër punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për kryeinspektorin e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos, së bashku me dy inspektorë në këtë institucion dhe me specialisten për mbrojtjen e tokës në Njësinë Administrative të Zharzës janë proceduar penalisht.

Procedimi i tyre lidhet me një incident të ndodhur ditën e djeshme në kodrat e fshatit Zharrëz, ku u arrestua një person për gërmim të paligjshëm, me qëllim realizimin e një ndërtimi pa leje.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme mbi arrestimin në flagrancë të shtetasit S. T. i cili u kap nga shërbimet e Policisë, duke gërmuar dhe shpërdoruar tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, gjë që ka sjellë prishjen e strukturës së tokës, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit:

  1. G., 31 vjeç, banues në Patos, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.
  2. Xh. C., 27 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.
  3. L., 63 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor Kontrolli i Territorit në IVMT në Bashkinë Patos.
  4. P., 58 vjeçe, banuese në Patos, me detyrë Specialiste për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës në Njesinë Administrative Zharrëz.

Këta shtetas nuk kanë kryer detyrën funksionale mbi parandalimin dhe marrjen e masave të veprimtarisë së paligjshme të ndryshimit të regjimit juridik të tokës nga ana e shtetasit S. T. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”