Vendosni fjalën kyçe....

Rama jep intervistë për France 24: Integrimin na i bllokoi Bullgaria, vaksinimin e ngadalësojnë teoritë konspirative

Kryeministri Edi Rama shfaqi ditën e sotme një intervistë të dhënë për televizionin publik francez France 24.

Rama u pyet nga gazetaret për ngecjen e hapjes së negociatave dhe problemin bullagaro-maqedonas, korrupsionin dhe vaksinimin.

Integrimi

Rama tha se shkak për bllokimin e negociatave tashmë është një problem historiko-nacionalist mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me këtë të fundit që ka vënë veton për çeljen e negociatave dhe Shqipëria është dëm kolateral.

Po, jemi në një situatë absurde, për t’ju thënë të pavërtetën sepse Shqipëria i është një dëm kolataral i një situate konflitkuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë pasi ka marrë dritën jeshile jo vetëm nga komision, por edhe PE. Bullgaria ka kërkesa të karakterit historik ndaj Maqedonisë e prandaj mbetet e bllokuar. Që prej disa vitesh Franca kishte një qëndrim më pak entuziast që nuk lidhej me Shqipërinë apo me problemet tona, por ishte qëndrimi që lidhej me vizionin e presidentit francez që është një qëndrim i qartë dhe i shprehur për nevojën e thellimin e reformave në Evropë, që të ecej më shpejt me integrimin. As presidenti francez, as Franca e Gjermania nuk kanë forcë të lëvizin Bullgarinë nga veto e vendosur. Kjo e bën procesin më të ndërlikuar. Çfarë vale emigrimi? Problemi i valës së emigrimit nuk varet me avancimin e procesit të integrimit, por është i lidhur me të kundërtën. Nuk shoh rrezik shqiptar për Evropën, përkundrazi Evropa ka mundur të thithë miliona të tjera në dëm. Evropa Perëndimore ka nevojë për fuqinë punëtore që ofrojnë njerëzit nga Evropa Lindore dhe Ballkani”, tha Rama.

Korrupsioni

Për sa i përket korrupsionit shefi i qeverisë shqiptare tha se vendi ka probleme me korrupsionin por krahasuar me 8 vite më parë është bërë një spastrim shembullor në sistemin e drejtësisë.

Ju thatë shumë korrupsion, unë do të thosha se Shqipëria ka një problem me korrupsionin, por shembulli që thatë nuk është i vetmi. Në krahasim me Francën apo vendet e tjera ne jemi një vend që kemi ende probleme për të zgjidhur me korrupsionin, por në krahasim me 8 vite më parë kemi një spastrim shembullor të të korruptuarve në sistemin e drejtësisë”-deklaroi kreu i qeverisë.

Vaksinimi

Kryeministri Rama u pyet mbi vaksinimin dhe procesin që po ecën ngadalë në Shqipëri duke përmendur se fillimisht procesi çaloi me mungesën e vaksinave për këtë rajon por tani që nuk ka mungesë nxori si problematikë teoritë konspirative që po humbin interesin e njerëzve për të marrë dozat.

Ne patëm një moment të parë të vështirë me Bashkimin Evropian, sepse të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor nuk u përfshimë në shpërndarjen e pare të vaksinave në Evropë dhe ishte vërtet e vështirë që të fillonim vaksinimin e të gjithë njerëzve.
Madje nuk mund të vaksinonim as infermierët dhe mjekët dhe këtë mundëm ta zgjidhnim duke u hapur ndaj alternativave të tjera dhe ja ku jemi tani në një situate ku nuk është mungesa e vaksinave, por beteja me teoritë konspirative dhe me absurditetet e internetit që duhet fituar. Është e vështirë
”-deklaroi Kryeministri.