Vendosni fjalën kyçe....

Diplomati amerikan aksidenton taksinë në kryeqytetin e Kores së Jugut  dhe ikën e fshihet në bazën ushtarake

Një diplomat amerikan në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, është arratisur nga vendi i ngjarjes pas një incidenti të dyshuar dhe tani po fshihet nga policia në një bazë ushtarake amerikane, sipas policisë vendase.

Një anëtar i paidentifikuar i misionit diplomatik amerikan dyshohet se ishte pas timonit të një makine që u përplas me një taksi në qendër të kryeqytetit korean.

Përplasja mësohet të ketë ndodhur kur automjeti po ndërronte korsinë, duke dëmtuar parakolpin e pasmë të kabinës.

Aksidenti ishte i lehtë, por diplomati nuk u ndal për t’u marrë me të. Ai i dha gaz mjetit dhe u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes, duke bërë që shoferi i taksisë ta ndiqte.

Taksisti e ndoqi atë deri në Garnizonin Yongsan, një strukturë ushtarake dhe diplomatike amerikane në Seul. Aty mbërriti edhe policia, por diplomati dhe tre pasagjerët e tij nuk pranuan të bashkëpunonin me oficerët.

Amerikanët refuzuan t’i nënshtroheshin një testi alkooli dhe u futën brenda bazës, e cila është jashtë juridiksionit të policisë së Koresë së Veriut. Policia gjithashtu nuk mundi të ndalonte anëtarin e misionit amerikan jashtë objektit për shkak të imunitetit të tij diplomatik.

I dyshuari është mbajtur në garnizonin Yongsan që atëherë. Për të arritur tek ai, policia i ka dërguar një kërkesë Ambasadës Amerikane, duke kërkuar bashkëpunim.