Vendosni fjalën kyçe....

4 humbje jete e 475 raste të reja me Covid-19 në vend


Katër pacientë kanë humbur jetën në spital lidhur me Covid-19.

Që prej nisjes së pandemisë, Shqipëria raporton 1990 humbje jetë lidhur me koronavirusin e ri.

Personat që kanë humbur jetën janë 4 qytetarë nga Tirana të moshave 57-83 vjeç. 475 raste të reja janë gjetur nga 2209 testime të kryera.

Në spital po mjekohen 186 pacientë nga të cilët 25 janë në gjendje më të rëndë.