Vendosni fjalën kyçe....

Austria, i pari vend në botë që miraton karantinën për të pavaksinuarit


Austria do të vendosë kufizime të reja për të pavaksinuarit duke filluar nga e hëna. Masa synon të lehtësojë presionin ndaj spitaleve.

Bllokimi do të hyjë në fuqi në mesnatë dhe do të zbatohet për personat e moshës 12 vjeç e lart, të cilët nuk janë vaksinuar dhe nuk janë shëruar së fundmi nga Covid-19.

“Ky hap nuk ishte i lehtë për t’u ndërmarrë, por është i nevojshëm,” tha kancelari Alexander Schallenberg.

“Rreziku për personat e pavaksinuar është shumë më i lartë. Prandaj, ne jemi të detyruar të ndërmarrim këtë hap të vështirë për të reduktuar numrin e kontakteve.”

Schallenberg tha se vala e katërt e infeksioneve kishte goditur vendin.

Kancelari u bëri thirrje edhe një herë njerëzve që të vaksinohen për të ‘thyer’ valën.

“Përndryshe ne nuk do t’i shpëtojmë kurrë këtij rrethi vicioz.”

Ministri i Brendshëm Karl Nehammer tha më herët se shkelësit e bllokimit do të përballen me gjoba të mëdha. Shkelësit mund të ndëshkohen me një gjobë deri në 500 euro për shkelje të kufizimeve, ndërsa bizneset mund të ndëshkohen me një gjobë deri në 30,000 euro.