Ka përfunduar numërimi i votave pas raundit të dytë të votimit në zgjedhjet lokale në Kosovë, duke qenë se në të parin nuk pati fitues në shumë prej komunave, që shkuan në balotazh.
Partia Demokratike e Kosovës, ka rezultuar më e suksesshmja ndër partitë shqiptare në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovës për sa u përket numrit të komunave të fituara.
PDK-ja ka fituar 9 komuna, e pasuar nga Liodhja Demokratike e Kosovës me 7 të tilla ndërsa Vetëvendosje ka përfunduiar në vendin e katërt, pas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lista Serbe nga ana e saj ka fituar 10 të tilla pas dy raundeve të votimeve.
Më poshtë janë rezultatet përfundimtare në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovës e komunat e fituara nga secila parti.
Lista Serbe ka fituar 10 komuna: Leposaviq, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Kllokot
PDK-ka ka fituar 9 komuna: Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë, Skenderaj, Hani i Elezit, Ferizaj
LDK-ja ka fituar 7 komuna: Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Peje, Lipjan
AAK-ja ka fituar 5 komuna: Gjakovë, Klinë, Rahovec, Therandë, Deçan
Vetëvendosje ka fituar 4 komuna: Gjilan, Podujevë, Kamenicë, Shtime.
Nisma ka fituar 1 komunë: Malishevë.
Kandidati i pavarur Xhafer Gashi ka fituar 1 komunë: Obiliq