Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Qeveria të dialogojë sa më parë me fermerët mbi kërkesat e tyre, mbështetja e bujqësisë jetike për vendin


Presidenti Meta ka bërë thirrje për bisedime mes qeverisë e fermerëve të Lushnjës, të cilët po zhvillojnë sot protestën e dytë pas asaj të pak ditëve më parë.

Kreu i shtetit shkruan në Facebook se qeveria duhet të vlerësojë kërkesat e fermerëve lidhur me paketën fiskale për bujqësinë.

Meta thekson se mbështetja e sektorit të bujqësisë është jetike për ekonominë e vendit e po kështu edhe dëgjimi i kërkesave të fermerëve është i domosdoshëm.

“Me shumë vëmendje po përcjell protestat e fermerëve të Myzeqesë dhe trevave përreth. I njohur me kërkesat e tyre për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë, theksoj rëndësinë e vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë. Mbështetja e sektorit të bujqësisë, jetik për ekonominë e vendit, si dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm.” – shkruan Meta.