Vendosni fjalën kyçe....

“Ngrijeni nivelin se e keni ulur fare”, Rama – Nikollës: Çfarë replike do i japësh Tabakut, përse


Në Kuvend kanë vijuar debatet lidhur me batutat e kryeministrit Edi Rama, që e quajti deputeten Jorida Tabaku “balonë Tabake”.

Kjo e fundit i kërkoi kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla fjalën për replikë, mirëpo ajo i tha se përpara duhej të mbronte fjalën Rama.

E këtu Rama ndërhyn duke i thënë Nikollës se nuk ka nevojë të japë fjalën për replikë për çdo kënd e pa arsye.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu është drejtuar opozitës duke u thënë të ngrejnë nivelin se u ka rënë fare.

DEBATI

Rama: Zonjë e para e punës, unë nuk iu përmenda emrin juve, ju bëni mirë që ta kërkoni replikën, kur del ai zotëria dhe iu drejton gishtin, ulu dhe përballo retorikën, se tjetër është retorika dhe tjetër është llumi. Dhe mos u prekni nga opozita, ngrijeni nivelin, se ka rënë niveli fare fare. Një kryetar opozite që çohet këtu dhe flet sikur sapo ka dalë nga klubi, ku është dehur dhe e kanë rrahur është inat i madh. Megjithatë unë nuk do të hyj në ato muhabete se është nivel shumë i ulët, nivel shumë i ulët.

Tabaku kërkon fjalën nga vendi

Nikolla: Patjetër që do ta jap të drejtën për replikë, por pas fjalës së kryeministrit, se ia dhashë fjalën kryeministrit.

Rama: Replikë për çfarë, për kë, përse?! Ajo që dëshmoi këtu Lulëzimi është se ka balona dhe pa bisht fare, erdhi këtu si balonë pa bisht, erdhe këtu e ngrite zërin Lulzim dhe nxore nga goja pisllëk të madh duke më akuzuar mua që unë gënjej kur flas për Fondin e vendosur në dispozicion këtu në buxhet, gjë që verifikohet se është me shkrim.