Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë pas rezultatit në zgjedhjet vendore, ku Lëvizja Vetëvendosje pati një rezultat zhgënjyes duke fituar vetëm 4 Komuna.
Në një dalje për mediet, Kurti u shpreh se të gjithë u bashkuan kundër partisë së tij por pranoi se humbja ka ardhur edhe si pasojë e disa defekteve të brendshme.
“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet t’i analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së.
Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ ishte shumë i mirë, i urtoj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje. Do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër ku paratë e mëdha në qytetet tona po shpërlahen duke shkatërruar me ndërtim të egër. Do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë.”- u shpreh Kurti.