Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Greqi, që i ka marrë jetën 3 anëtarëve të një familjeje shqiptare.
Mediet e shtetit fqinj raportojnë se aksidenti ka ndodhur në qytetin e Domokous, ku një automjet është përplasur me një cisterne që transportonte gaz.
Sipas lamiareport.gr, përplasja e mjeteve ka qenë shumë e fuqishme dhe si rezultat tre persona kanë vdekur dhe një ka mbetur i plagosur rëndë.
Makina me të cilën udhëtonin familja shqiptare është bërë copash dhe shoferi 46-vjeçar është nxjerrë i vdekur me bashkëshorten 43-vjeçare dhe vajzën e tyre 22-vjeçare.
I vetmi që ka shpëtuar është djali 17-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Lamisë.
Në të njëjtën kohë policia ka sinjalizuar alarmin për shkak se cisterna po transportonte gaz.