Vendosni fjalën kyçe....

Ulsi Manja shkarkon nga detyra drejtorin e SHKKB-së, kush e zëvendëson Florent Sulçen


Lirohet nga detyra drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, Florent Sulçe.

Vendimi është marrë këtë të hënë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Në njoftimin për mediet të Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se Sulçe është zëvendësuar në këtë detyrë nga Klevis Qose.

“Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka firmosur sot lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve (SHKKB) z. Florent Sulçe.
Në këtë detyrë emërohet z.Klevis Qose.”-
thuhet në njoftim.