Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një lloj i ri Covid-19 në Francë


Sipas mediave lokale, një lloj i ri Covid me ndryshime të paprecedentë në proteinën e tij ‘spike’ thuhet se është zbuluar në rajonin veriperëndimor francez të Brittany.

Lloji i ri thuhet se u zbulua te njerëzit që u infektuan me virusin në mes të tetorit. Ai infektoi gjithsej 24 persona në Francë, duke përfshirë 18 fëmijë që ndiqnin të njëjtën shkollë dhe gjashtë të rritur që kishin kontakte me ta, raportuan mediat franceze.

Megjithatë, lloji i ri ishte aq i ndryshëm nga të gjitha variantet e njohura më parë të Covid-19, saqë shkencëtarëve iu desh shumë kohë për ta identifikuar atë.

Analiza e këtij lloji ‘nuk korrespondonte me asgjë’ të njohur më parë, tha zyrtari, duke shtuar se nuk i ngjante as profilit të variantit të përhapur Delta, as atyre të llojeve të tjera shqetësuese Covid-19.

Variantit, i cili që atëherë është quajtur B.1.640, thuhet se i mungon një pjesë e proteinës së saj. Kjo proteinë zakonisht përdoret nga virusi për të hyrë në qelizat njerëzore dhe për të përhapur infeksionin nëpër trup. Është e paqartë nëse ky mutacion e bën virusin pak apo shumë ngjitës.