Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca, Salianji i sulet Braçes: O kone, o kone, del në përgjimet e antimafias italiane për Taçin


Është ndërprerë për disa minuta seanca në Kuvend.

Tensionet erdhën pas një përplasjeje mes deputetit të PD-së Salianji e ish-zv.kryeministrit Braçe. Salianji iu drejtua Braçes duke i thënë se dilte në përgjimet e antimafias italiane në çështjen ku del edhe emri i Rezart Taçit.

Braçe i është përgjigjur nga vendi e më pas Salianji u drejtua për nga vendi ku qëndronte Braçe po u ndal nga siguria e Kuendit. Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit ndërpreus eancën për disa minuta.

“Këtë hipokrizinë këtu që bëjnë sikur indinjohen këto zonjat e PS-së s’e gëlltis dot. Këtu kemi qenë kur kryeministri iu drejtua kryetares së Kuvendit në seancën e parë duke i thënë ‘kush je ti q që më pret fjalën’. Klotilda Bushka ka dyfishuar pasurinë këtu bashkë më bashkëshortin e saj. Ku shkoi ajo. A je ti zv.kryeministri që del në përgjimet e prokurorisë ialiane për Rezart Taçin, o kone, o kone mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta ti.” – tha Salianji.