Ish-zv.kryeministri Braçe i është përgjigjur deputetit të PD-së, Salianji, pas akuzave të këtij të fundit se kishte dalë në përgjimet e antimafias italiane ku shfaqet edhe emri i biznesmenit Rezart Taçi.
Braçe lëshoi akuza ndaj deputetëve të PD-së duke thënë se do e provonte se një pjesë e tyre paguhen për të bërë akuza.
Po kështu ai theksoi se Taçin nuk e kishte takuar kurrë në asnjë formë ndërkohë që deputetë të PD-së janë paguar prej tij e janë ftuar në televizionin e tij.
“Në këtë sallë ka shpifës të dënuar nga gjykata, por komplotues në kurriz të nderit e dinjitetit të të tjerë njerëzve që janë në këtë sallë. E përsëritur, e përsëritur sigurisht ka një limit. Dokumentin ku del emri i Rezart Taçit në përgjimet e antimafias italiane e kam të plotë, daton 18 tetor 2021. Në këtë sallë ka njerëz që paguhen për të hedhur akuza sa ketëj-andej. Do ua provoj qaë paguhen me para në dorë. O kam fol për privatizimin e ARMO-s o s’ka fol njeri. Kam kallëzuar në prokurori, aty e keni ARMO-n, korrupsion politik, varr i hapur i partisë në fjalë. Unë Rezart Taçin s’e njoh fare personalisht, s’kam shkelur kurrë në televizionin e tij, s’kam shkëmbyer kurrë asnjë mesazh apo telefonatë me të. Këtu ka njerëz që që kanë qenë në televizionin e Rezart Taçit dhe janë paguar prej tij. Do ua provoj edhe këtë.” – tha Braçe.