Kreu i qeverisë tha sot se ngjarjet e rënda në vend si dhe akuzat e kundërakuzat në Kuvend mes deputetëve kanë të bëjnë me trashëgiminë komuniste të vendit.
I pyetur lidhur me ngjarjet e rënda në vend ai tha se vendit i duhet ende kohë të shërohet nga gjuha linçuese e kriminalizimi i kujtdo pa asnjë fakt dhe pa asnjë argument.
“Barbaria e trashëguar nga regjimi komunist ishte hapësira ku u rrit një popull i tërë dhe e gjithë gjenerata e politikës së këtyre 30 viteve. Me asnjë ide a argument po me idene që kush mendon e vepron ndryshe duhet burgosur e linçuar publikisht. Kjo gjë vijon të ketë ende bishtat ende sot. Është çështje kulturore që kërkon vite të ndryshojë dhe e kemi para syve edhe sot. Një gjuhë e tillë fatkeqësisht nxit edhe ngjarje të tilla me autorët që marrin frymëzim nga një gjuhë linçuese.” – tha Rama.