Vendosni fjalën kyçe....

Më shumë shtete padisin në gjykatë urdhrin e Biden për vaksinimin e detyrueshëm


Një duzinë shtete kanë ngritur një padi kundër urdhrit të Presidentit amerikan Joe Biden për vaksinën Covid-19 për punonjësit e kujdesit shëndetësor, duke argumentuar se administrata po përpiqet të ‘federalizojë politikën e shëndetit publik’.

Paditësit në padinë e paraqitur këtë javë, përfshijnë prokurorë të përgjithshëm për shtetet Alabama, Arizona, Georgia, Idaho, Indiana, Luiziana, Karolina e Jugut, Utah dhe Virxhinia Perëndimore.

Padia kritikon administratën e Biden se po ‘luan lojërave statutore me gjykatat’ dhe ‘përpjekje për të justifikuar një hap të pajustifikueshëm dhe të paprecedentë për të federalizuar politikën e shëndetit publik dhe për të zvogëluar kompetencat kushtetuese të shteteve sovrane’.

Kjo është lëvizja e fundit ligjore kundër urdhrit të vaksinës së detyrueshme nga Biden, i cili kërkon që punëdhënësit me 100 punëtorë ose më shumë të kërkojnë që fuqia e tyre punëtore të vaksinohet kundër Covid-19.

Një gjykatës i Gjykatës së Qarkut të Pestë të Apelit ka dhënë tashmë një pezullim të urdhrit të vaksnimit deri në shqyrtimin e provave e pretendimeve pas padisë së disa shteteve amerikane më herët.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Mnajani