Një debat ka ndodhur sot mes një mjeku dhe kryeinfermierit në spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.
Incidenti ka ndodhur në orët e paradites, ku kryeinfermieri i Ortopedisë së Parë me inicialet O.K., është konfliktuar fizikisht me mjekun kirurg ortoped me inicialet J.R. Konflikti sipas “News 24” ka ndodhur për shkak të një pacienti të cilën mjeku e kishte në dhomën e vizitës, por kreinfermieri i ka kërkuar që të dalë jashtë.
Në këtë moment ka nisur konflikti mes mjekut dhe kreinfermierit, i cili ka agravuar deri në dhunë fizike.
Kanë ndërhyrë pacientë dhe pjesëtarë të tjerë të personelit që ndodheshin aty për të ndarë dy kolegët.