Vendosni fjalën kyçe....

Qytetari: Gjykata përgjegjëse, për 1 kg hashash të dënojnë 10 vjet, atë e dënuan me 4 vjet


Një qytetar ka akuzuar gjykatësit lidhur me vrasjen makabre të 8-vjeçarit në Fier dy ditë më parë. Ai tha për media se gjykatësit që e kanë dënuar me 4 vite burg më herët Çalamanin janë përgjegjës për ngjarjen e rëndë.

Sipas tij, në vend dënohesh me 10 vite burg për një kilogram hashash ndërkohë që për krime të rënda dënohesh shumë më pak.

Ai bëri thirrje për ndëshkimin e trupës gjykuese që e ka dënuar vite më parë Çalamanin me 4 vite burg për ‘heqje të paligjshme lirie’ ndaj një personi në vitin 2006.

“Fajin e kanë gjykatat. Këtu për një kile hashash dënohësh 10 vjet, ndërsa autori që është përsëritës është dënuar vetëm, 4 vjet. Kemi frikë t’i nxjerrim fëmijët në rrugë. Merre atë gjykatësin, ai trup gjykues që ka dënuar atë me katër vjet dhe dënoje.” – tha qytetari në dyert  gjykatës.