Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet përgjegjësi dhe doganieri në Goricë pasi lejuan mallin kontrabandë. Në pranga edhe shoferi i mjetit


Përgjegjësi i pikës doganore të Gorricës në Prespë dhe një doganier janë arrestuar për favorizim të kontrabandës. Në pranga u vu edhe drejtuesi i mjetit ku u gjet malli kontrabandë.

Të arrestuarit janë Julian Hanelli (përgjegjës i pikës doganore Gorricë), Petrika Mano (doganier) dhe Vasil Nasto (drejtuesi i mjetit).

Përgjegjësi i kësaj pike së bashku me punonjësin e doganës Petrika Mano janë vënë në prangat e policisë me akuzën e favorizimit të kontrabandës pasi sipas policisë të dy këta shtetas nuk kanë ushtruar kontroll ndaj një mjeti tip “Sharon” i cili sillte produkte ushqimore nga Maqedonia e Veriut.

Drejtuesi i mjetit Vasil Nasto po transportonte sasinë e mallit kontrabandë, ndërsa u ndalua nga policia në aksin Gorricë- Zvezdë.

Të tre të arrestuarit ndodhen në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Korçës për të dhënë dëshminë e tyre.