Vendosni fjalën kyçe....

Marshim kundër dhunës ndaj fëmijëve në Tiranë (VIDEO)

Ka nisur pak më herët protesta paqësore e qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, të cilët janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbej” për një marshim kundër dhunës ndaj fëmijëve.

Marshimi ka nisur nga sheshi dhe qytetarët i janë drejtuar Sheshit Nënë Tereza. E pranishme në këtë marshim është edhe kryetarja e Parlamentit, zonja Lindita Nikolla.

Ky marshim vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fier ku një fëmijë 8-vjeçar u vra në mënyrë makabre nga fqinji i tij Klodian Çalamani.

Kujtojmë se një ditë më parë, familjarët e të miturit të mbingarkuar nga emocionet dhe në gjendje të rëndë psikologjike nisën të mblidhnin firma duke kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje. Jo vetëm në Fier por ata nisën të shpërndahen edhe në qytete të tjera ndërsa firmat e tyre i dhanë edhe gazetarët që po raportonin live, të cilët nuk mundën dot të ruanin paanshmërinë dhe u përmbytën nga emocionet e terrenit.