Vendosni fjalën kyçe....

U kap duke kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, ky është kryeinspektori i arrestuar sot në Sarandë (FOTO)


 

Petraq Rako, 63 vjeç, është kryeinspektori i arrestuar sot nga Policia në Sarandë, pas akuzave se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13-vjeçare.

Sikurse bën me dije Policia e Sarandës, Rako është punonjës policie Trup Shërbimi në pikën kufitare Rips.

Ai u arrestua pasi u kap në flagrancë, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, në një ambient që përdorej pikërisht për shfrytëzimin e kësaj të fundit për prostitucion.

Në pranga ka rënë edhe tutori i identifikuar si Stefan Koloi, 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.

“Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.

Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K.”- njofton Policia.

Oficeri i policisë është arrestuar në 2007-ën për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, por është shpallur më pas i pafajshëm./ Hashtag.al