Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Kryetarë bashkie me vota demokratësh refuzojnë Berishën por i sheh në rresht me Ramën e Ballën


Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka dalë kundër pjesëmarrjes së Kryetares në Detyrë të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi pasi u pa në takimin e sotëm të Kryeministrit Rama me kryebashkiakët që territoret e tyre administrative kanë bregdet.

Paloka thotë se Voltana Ademi e zgjedhur me votat e demokratëve nuk ka shkuar në foltoren e Berishës por shkoi në takimin e Ramës.

“Çdo demokrat , anëtar i thjeshtë apo i zgjedhur , ka të drejtë të vendosë vetë nëse merr pjesë apo jo në takimet e Berishës . Po kryetarë partie apo kryetar bashkie , të zgjedhur me votat e demokratëve , që nuk shkojnë në Foltoret e Berishës e pastaj i sheh në rresht të parë ne takimet e Ramës dhe Taulant Ballës , mund të përfaqësojnë këdo, po jo demokratet!”-shkruan Paloka