Kryetarja LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë ditën e sotme në Fier në një takim me strukturat e kësaj partie.
Kryemadhi shkruan se është një moment kthese për LSI-në që të ngrihet më e fortë.
“Për ne kontakti me njerëzit mbetet i vazhdueshëm, me përgjegjësi edhe më të shtuara pas masakrës zgjedhore të 25 Prillit. Si në qarqet e tjera, analiza e rezultatit të fushatës për Fierin përmban shumë faktorë, që dita ditës bëhen më të qartë për çdo qytetar, opozitar dhe mbështetës të LSI. Ky moment është një pikë kthese për forcën tonë politike, që të ringrihet më e fortë në lartësinë e detyrës së ngarkuar nga qindra mijëra votuesit e saj në 25 Prill, si dhe për të përfaqësuar ëndrrat dhe nevojat e brezit të ri, të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë për një opozitë të besueshme si alternativë ndaj situatës aktuale”- shkruan ajo ne Facebook.