Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se dera e tij do jetë e hapur për çdo ambasador amerikan përgjithnjë, me përjashtim të Yuri Kim.
Gjatë fjalës së tij në foltoren me gratë demokrate në Tiranë, ish-kryedemokrati tha se dera e tij do hapet për Kim vetëm pasi ajo t’u kërkojë falje demokratëve për barin që u ka përmendur.
Ai e akuzoi Kim se promovon politikëne Sorosit në Shqipëri e Ballkan.
“Do i përgjigjem tani ambasadores amerikane. Ajo promovon politikën e Sorosit në Shqipëri e Ballkan më shumë se mbron interesat e qeverisë amerikane. Dera e Sali Berishës do jetë përherë e hapur për ambasadorin e SHBA-së. Me të vetmin kusht, nëse do quhet Yuri Kim, kurrë nuk do shkelë në zyrën time pa u kërkuar ju falje për barin që ju përmendi.” – tha Berisha.