Vendosni fjalën kyçe....

Kushtet tronditëse në burgun Belmarsh ku qëndron Julian Assange – Raporti nga Inspektoriati i Burgjeve


Ndërsa Julian Assange pret të zbulojë nëse ai do të ekstradohet në SHBA, një raport i ri ka paraqitur një pamje të zymtë të burgut të Londrës ku ai po mbahet, duke theksuar shqetësimet mbi mirëqenien e të burgosurve në veçanti.

Më 12 nëntor, Inspektorati i Burgjeve i Madhërisë së Saj publikoi një raport mbi kushtet në burgun e sigurisë së lartë në Belmarsh të Londrës – i quajtur ‘Gitmo i Britanisë’ – i cili përshkruan në disa hollësi mjedisin në të cilin po qëndron themeluesi i WikiLeaks, Assange.

Raporti bazohej në vëzhgimet e bëra gjatë dy ‘inspektimeve të paparalajmëruara’ të kryera në korrik dhe gusht të këtij viti. Assange ka qëndruar në Belmarsh që nga kundërshtimi i Britanisë për ekstradimin e tij në SHBA. Vendimi u mor pasi sipas një vlerësimi psikologjik, kishte rrezik që Assange të kryente vetëvrashe nëse dërgohej në gjyq në Uashington, ku mund të përballet me 175 vjet burg nëse gjendjet fajtor për akuzat ndaj tij.

Që nga vizita e fundit e inspektoratit në vitin 2018, kishte pasur katër vetëvrasje, ndërsa incidentet e regjistruara të vetëlëndimit ishin katër herë më të larta. Shifrat për tentativa për vetëvrasje nuk u cituan, megjithëse hetimet e brendshme në incidente të tilla u tha se ishin “shumë të dobëta”.