Vendosni fjalën kyçe....

Sërish kaos në Francë, lojtari goditet me shishe në kokë (Video)


Sulmuesi legjendar Thierry Henry ka kërkuar dënim të përjetshëm për vandalët në ndeshjet e futbollit pasi dhuna shkaktoi sërish pezullimin e një ndeshjeje të ligës franceze.

Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes mes Lionit e Marsejës, kur lojtari Dimitri Payet u godit në kokë nga një shishe e hedhur nga turma.

Ish-ylli i Francës po vendoste topin për të goditur nga këndi kur një shishe u hodh nga tifozët duke e goditur pas koke. Pas goditjes lojtari u rrëzua në tokë duke kërkuar ndihmën mjekësore ndërsa ndeshja mes gjigantëve të Ligue 1 u ndërpre.