Ministri i drejtësisë Manja ka firmosur ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë pasi kërkohet nga drejtësia e vendit fqinj ku është dënuar me 20 vite burg për trafik droge.
Ndërkohë Hatia e ka kryer në Shqipëri dënimin, shkruan BW. Pas vendimit Hatia ka deklaruar se ky është turp për drejtësinë shqiptare. Në një reagim për gazetaren Klodiana Lala, ai deklaron se kishte besim te drejtësia shqiptare duke shtuar se pas vendimit ajo lë për të dëshiruar.
“I nderuar ministër kisha shumë shpresë tek drejtësia juaj shpresoja, që familja ime do gjente qetësi meqë kemi një ministër të drejte! Por drejtësia lë për të dëshiruar mesa shoh…Familja ime qenka vetëm në dorë të të madhit Zot. Ky është turp i drejtësisë shqiptare. Më bënë kurban, që fëmijët e tyre të jetojnë në komoditet.” – ka thënë Hatia.