Vendosni fjalën kyçe....

Meta në konferencë për shtyp: Basha erdhi në Gjermani dhe m’u lut në gjunjë për të anuluar zgjedhjet lokale


Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediet, ku ka treguar me detaje për momentin ku sipas tij, kreu i PD-së Lulzim Basha iu lut në gjunjë.

“Të nderuar qytetarë për fat të keq, për shkak të halleve të tij personale, me keqardhje të plotë Lulzim Basha mundohet të zgjidhë hallet e tij duke fajësuar Presidentin.

Jam këtu në respekt të qytetarëve dhe demokratëve për të dhënë disa sqarime. Presidenti gjithmonë ka zgjedhur rrugën e transparencës duke komunikuar me qytetarët.

Lulzim Basha pas shpikjes së Trekëndëshit të Bermudës, është shprehur se ai i ka ofruar gjithë mbështetjen e tij në këto vitet e fundit. Kjo është një gënjeshtër e madhe. Do bëj publike disa fakte sot.

Vendimi i Bashës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Siç ju e dini Presidenti kishte caktuar datën 30 qershor. Sa më shumë afrohej data 30 qershor aq më tepër rritej tensioni mes forcave politike midis mitingjeve të opozitës dhe anti-mitingjeve të kryeministrit.  Duket qartë se palët politike me mjetet, provokonin njëra tjetrën.

Kjo situatë u shoqërua me shumë protesta masive, ku për fat të keq me qindra protestues u plagosën dhe dëmtuan ndërkohë që me mijëra qytetarë provuan gazin lotsjellës.

Më 2 Qershor 2019 opozita mbajti protestën e 7 të saj, ku në përfundim paralajmëroi mbajtjen e një proteste masive në Tiranë, gjuha e urrejtjes që përdorin palët politike veçanërisht kryetari i opozitës, tregonte qartë se ekzistonte rreziku që Shqipëria rrezikonte përplasje fizike.

Në ditët që paraprinë, Presidenti administroi informacion se gjatë kësaj proteste do përdorej dhunë e pakontrolluar ndaj institucioneve të vendit.

Në datë 8 qershor Presidenti ndodhej në vizitë në Gjermani. Erdhi dhe zoti Lulzim Basha në Gjermani, para mitingut final dhe iu lut presidentit të Republikës, duke iu përgjëruar me lot në sy që presidenti të anulonte protestën e opozitës më 8 qershor dhe po kështu edhe zgjedhjet pasi protesta e thirrur nga ai do të degradonte në dhunë dhe se ai nuk e kontrollonte dot popullin opozitar dhe ai do të ishte përgjegjës për atë që do të ndodhte.

Ai gënjente duke premtuar se do ndohte dhe I frikësuar deri në palcë për përgjegjësinë ligjore që do mbante, Lulzim Basha iu lut në gjunjë presidentit. Këtë sipas Lulzim Bashës presidenti duhet ta bënte direkt nga Gjermania ndërkohë që ndhej në vizitë zyrtare.

Pikërisht sapo mbërrriti në Shqipëri, pasi bvlerësoi rrethanat vetëm pak minuta para protestës, pëtrmes një deklatate zyrtare bëri të ditur vendimin për të shtyrë zgjedhjet, duke anuluar datën 30 qershor.

Presidenti duke marrë përgjegjësinë e lartë, pasi vlerësoi dhe analizoi gjithë situatën në vend mori këtë vendim për të shmangur përshkallëzimin e paparashikueshëm të konfliktit në vend.

Nuk ishte vendim aspak i lehtë për mua, mbi të gjitha pa u konsultuar me kryetarin e Parlamentit dhe aq më tepër me kryeministrin, i  cili kurrsesi s’mund të ishte i lumtur me një vendim të tillë.”- deklaroi Meta.