Presidenti amerikan Joe Biden ka riemëruar Jerome Powell si shef të Rezervës Federale për një mandat të dytë. Lëvizja ishte parashikuar gjerësisht nga vëzhguesit e tregut.
“Amerika ka nevojë për udhëheqje të qëndrueshme, të pavarur dhe efektive në Rezervën Federale. Kjo është arsyeja pse unë do të emëroj Jerome Powell për një mandat të dytë si Kryetar i Bordit të Guvernatorëve të Sistemit të Rezervës Federale dhe Dr. Lael Brainard për të shërbyer si Zëvendëskryetar i Bordit të Guvernatorëve”, thuhet në Twitterin zyrtar të Biden.
Hapi sinjalizon vazhdimësinë me politikat e tanishme të Rezervës Federale në një kohë kur Uashingtoni përballet me sfida kritike, duke përfshirë rritjen e inflacionit mes përpjekjeve për të ringjallur ekonominë e ngadaltë për shkak të pandemisë Covid-19.
Powell u emërua në mandatin e tij të parë si kryetar i rezervës nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.