Kreu i Shtetit Ilir Meta ka deklaruar në një intervistë për Syri TV se i përgjohen telefonat nga entitete të brendshme dhe të jashtme.
Këtë deklaratë Meta e bëri ndërsa diskutonte anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe sipas tij foli me Ruçin ndërsa udhëtonte me avion për në Gjermani por nuk ia tha të gjitha pasi i përgjohej telefoni.
“Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. S’kisha kohë për takim të gjerë shumë palësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin. Sigurisht s’ia thashë të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur” deklaroi Meta në Syri Tv.