Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për inceneratorët, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha se biznesmeni Mirel Mërtiri ka detyruar bankat që të mos japin informacion. Ai përmend konkretisht tre banka që sipas tij nuk pranojnë t’i japin informacion Komisionit.
“Tre banka nuk japin informacion për llogari të Mërtirit. I ka detyruar të mos japin. Bankat e kanë detyrim ligjor dhënien e informacionit.
Ky komision ka për detyrë të bëjë një hetim të këtyre personave, me gjithë të drejtën që buron nga ligji. E vetmja gjë që po bie në sy është mbrojta që po i bëhet Mërtirit, po bëhet nga njëra palë. Po kërkojmë të zbatohet ligji.
Unë nëse marr përsipër të them fjalën hajdut e kam unë përgjegjësi. Mos u shqetëso pse po i them, unë hajdut Mërtirit. Unë nuk druhen aspak të quaj një person që zbulon me fondet hajdut. Për këtë gjë mbaj përgjegjësi personale, mos u shqetësoni ju për mua dhe pse po quhet Mirel Mërtiri hajdut në këtë komision, zonja Felaj.”– tha Këlliçi në mbledhjen e sotme, që u shoqërua me plot debate.