Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i kërkon demokratëve të grisin formularin e Bashës: Ka patronazhistin brenda, e ka marrë nga Rama


Lideri historik i PD-së, Sali Berisha i cilësoi formularët e shpërndarë nga PD-ja për mbledhjen e Kuvendit më 18 dhjetor si të dalë nga zyra e Edi Ramës.

Berisha është kapur me pjesën e personit përgjegjës të shkruar në formular duke thënë se është e njëjtë me “patronazhistin” e Partisë Socialiste.

Ish-kryetari i ka bërë thirrje demokratëve që të grisin formualin.

“E patë një pseudoformular të marrë nga zyra e Edi Ramës, ku thuhet personi përgjegjës ‘partonazhisti’. I dha edhe sistemin e patronazhistëve. Griseni atë paçavure po erdhi, por me duket se nuk ia merr njeri. I them Edi Ramës se erdhe në pushtet duke bërë thirrje hapur i gjithë llumi të bashkohet kundër Sali Berishës, unë u bëj thirrje grave, burrave, njerëzve idealistë, të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga narkoshteti për ta bërë atë vend të shpresave tona, vend të shpresave të fëmijëve tanë. 

11 dhjetori shënon fillimin e revolucionit tonë. Ne e dimë se Edi Rama është armik i votës, nuk heq dorë nga rrëmbimi dhe plaçkitja e saj, por ne zotohemi se do të votojmë të lirë, i themi Edi Ramës se do të votojmë të lirë pa ty. Bëhu gati, na ke borxh votën, po nuk e hape rrugën, do të të detyrojmë ne ta hapësh. Ne do të votojmë. Një biznesmen më tha se nëse nuk betohemi për protestë 6 mujore kundër kreut të Meduzës, ne nuk jemi demokratë. Ne nuk i ndahemi atij, e ka ndjerë ai, prandaj është tmerruar”, u shpreh Berisha.