Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov, ka diskutuar ‘çështjet urgjente të sigurisë ndërkombëtare’ me shefin e shtabit të SHBA-së, Mark Milley, në një telefonatë të martën.
Pentagoni konfirmoi se të dy ‘udhëheqësit ushtarakë diskutuan disa çështje shqetësuese të lidhura me sigurinë’. Thirrja telefonike ishte pjesë e përpjekjeve që synojnë të sigurojnë ‘zvogëlimin e rrezikut dhe uljen e tensioneve’, shtoi deklarata e saj.
As Pentagoni dhe as Ministria ruse e Mbrojtjes nuk zbuluan ndonjë hollësi shtesë të bisedimeve të së martës në deklaratë. Telefonata midis dy gjeneralëve të ushtrisë erdhi pasi ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu tha se bombarduesit amerikanë me aftësi bërthamore kishin kryer dhjetëra fluturime në të gjithë Evropën Lindore javët e fundit.
Stërvitjet amerikane përfshinin bombarduesit që praktikonin ‘aftësinë e tyre për të përdorur armë bërthamore kundër Rusisë’, tha Shoigu pas takimit me ministrin kinez të Mbrojtjes, Ëei Fenghe, në Moskë të martën.