Vendosni fjalën kyçe....

Koncesionari mbyll kalimin në “Rrugën e Arbrit”: Drejtuesit e mjeteve të përdorin akset e tjera deri në inaugurim


Koncesionari që po ndërton “Rrugën e Arbrit” ka njoftuar bllokimin e qarkullimit në këtë aks pasi kërkon përfundimin e punimeve duke qenë se inaugurimi është lënë më 29 nëntor.

Kompania ka kërkuar që drejtuesit e mjeteve të përdorin akset e tjera që të çojnë nga Tirana në Peshkopi dhe anasjelltas.

Shoqëria koncensionare njofton të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, të vijojnë të frekuentojnë akset e tjera rrugore lidhëse me Tiranën deri më datë 29.11.2021, pasi RRUGA E ARBRIT VIJON TË JETË E MBYLLUR.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve deri në njoftimin e radhës për qarkullim në Rrugën e Arbrit.

Faleminderit!”-thuhet në njoftimin e koncesionarit