Vendosni fjalën kyçe....

Basha reagon ndaj Berishës për “Toyota Yarisin”: Sulme dhe trillime identike si të kundërshtarit, ekzaktësisht siç më akuzoi Rama


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është përgjigjur nga Twitteri Sali Berishës i cili nga “Foltorja” e Matit e akuzoi se ka ndarë para me Taulant Ballën nga paratë e “Toyota Yaris”.

Basha thotë se sulmet dhe trillimet janë të njëjta me ato që e akuzoi Kryeministri Edi Rama javën e kaluar.

Përgjigja e Bashës është e njëjtë me atë që i dha Ramës se “asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale”.

Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar.

Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale”-shkruan Basha.