Presidenti Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se nisma Ballkani i Hapur është përçarës dhe përjashtues.
Kreu i Shtetit mëshoi që vendet e Ballkanit të fokusohen te Procesi i Berlini e cila është gjithëpërfshirëse dhe ka dhënë rezultate.
“Procesi i Berlinit është gjithëpërfshirës dhe ka dhënë rezultate konkrete, pasi shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE, që ka ngritur mekanizma zbatues dhe monitorues.
Përkundrejt kësaj, “Ballkani i Hapur” është nismë përçarëse dhe përjashtuese”-shkruan Meta.