Vendosni fjalën kyçe....

Basha akuza Ramës: Kë ndërtuar sistem ekonomik putinist, dëgjo fermerët e qytetarët e mos jep shfaqje


Kreu i PD-së, Basha, akuzoi qeverinë se ka lënë pas dore fermerët dhe të gjitha grupet e interesit në buxhetin e vitit 2022.

Kryedemokrati tha se fermerët në rajon marrin dhjetëfishin e subvencioneve nga ana e qeverive respektive ndërkohë që në Shqipëri ata nuk dëgjohen por braktisen nga kryeministri e ministrat.

Ai tha gjithashtu se kryeministri Rama ka ndërtuar një model ekonomik putinist duke asfiksuar ekonominë.

“Fermerët janë njerëz që vetëm japin e në këmbim nuk marrin asgjë, as atë që kolegët e tyre në rajon e marrin nga qeveritë. Kjo pasi arkat e shtetit që mbushen me taksa të dukshme e të fshehta, kryeministri e ministrat i zbrazin në luks. Në Kosovë e Maqedoni, fermerët subvencionohen dhjetë herë më shumë. Ata protestojnë siç kanë bërë me të drejtë çdo vit. Në vend që të mbështesni prodhimin vendas po e godisni atë duke favorizuar oligarkët. Qeveria që nuk dëgjon fermerët, është e njëjta qeveri që voton ligjin për bashkëqeverisje. Ky nuk është buxheti i qytetarëve por i pushtetarëve, një model putinist, që bazohet mbi kontrollon asfiksues të ekonomisë. Është shpopullimi plaga më shqetësuese e vendit, ndërsa prioriteti i vetëm që keni janë PPP-të e koncesionet korruptive.” – tha Basha.